Mbledhja është anuluar kështu ka lajmëruar kryeministri Edi Rama në një konferencë për media.
Ndërkohë, Qeveria e Kosovës para pak minutash e dërgoi agjendën për mbledhjen e nesërme të përbashkët të dy qeverive që është planifikuar të mbahet në Gjakovë.
Në anën tjetër, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka paralajmëruar se do të mbajë konferencë për shtyp sonte në orën 19:30, ndoënse nuk dihet nëse ky adresim para mediave, ka lidhje me këtë vendim.
Në këtë mbledhje ishte planifikuar takimi i kryetarëve të komunave të zonave kufitare në të dyja vendet, ku pritej të diskutoheshin që sfidat të kthehen në mundësi dhe mundësi në përfitim për qytetarët.
Ditë më parë, kreu i qeverisë shqiptare i dërgoi një draft-statut për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, Francës dhe Gjermanisë.
- Advertisement -
Në lidhje me këtë, është pyetur sot edhe kryeministri Albin Kurti i cili tha se Rama duhet t’ia dorëzojë Serbisë propozimin e tij.
“Nuk kam dyshim që Rama që beson se propozimi i tij është i mirë, dhe duke qenë kështu atëherë krejt që unë propozoj është që kryeministri Edi Rama këtë propozim t’ia prezantojë presidentit të Serbisë më së largu në takimin e radhës të Ballkanit të Hapur për shqiptarët në Preshevë e Bujanoc”, u shpreh sot Kurti, vetëm një ditë para mbledhjes së planifikuar të përbashkët të dy qeverive.
“Pra, pa dyshim që kryeministri Rama beson që ky është model i mirë, pra do të duhej t’ia bënte si propozim Vuçiqit për shqiptarët në Luginën e Preshevës”.
Në këtë mbledhje të përbashkët pritej të nënshkruheshin dhjetë marrëveshje dypalëshe.
Kjo do të ishte mbledhja e nëntë e përbashkët e qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë dhe e treta e qeverive Kurti-Rama.