I dërguar special i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, takohet sot me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti me fillim të orës 15:30.
Këtë e ka konfirmuar një ditë më parë për Klankosova.tv, zëdhënësi i qeverisë, Përparim Kryeziu.
Një ditë më parë, Gabriel Escobar u prit nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani, me të cilën ka mbajtur edhe konferencë të përbashkët për media.
Para mediave, Escobar ka thënë se janë të shqetësuar për sulmin e Banjskës më 24 shtator të vitit të kaluar, ku u vra rreshteri policor Afrim Bunjaku. Ai poashtu i bëri thirrje Serbisë që autorët e atij sulmi të dalin para drejtësisë, njofton Klankosova.tv.
- Advertisement -
Pos takimit me Osmanin, Escobar u takua edhe me krerët e opozitës gjatë pasditës së të mërkurës.