Në prag të fushatës elektorale për zgjedhjet vendore të 14 majit, i dërguari i posaçëm i SHBA-ve do të vizitojë Tiranën.
Gabriel Escobar do të qëndrojë në Tiranë në datat 11 deri në 13 prill me një agjendë të ngjeshur.
Mësohet se fillimisht do të takohet me Kryeministrin Edi Rama dhe Presidentin Bajram Begaj.
Hera e fundit që Escobar vizitoi Tiranën ishte në prillin e vitit të kaluar.