Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përveç një aleat i fuqishëm ushtarak i Kosovës, ky vend në vazhdimësi ka mbështetur proceset politike me theks të veçantë atë për dialogun Kosovë-Serbi.
Për dialogun është deklaruar sërish i dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Në një intervistë për agjencinë malazeze Mina, Escobar tha se “nuk sheh arsye” pse marrëveshja për çështjet e mbetura të mos mund të arrihet deri në fund të verës.
Nga Mali i Zi një ditë më parë Escobar foli ekskluzivisht edhe për RTK-në ku tha se janë në pritje të versionit të Kosovës për statutin e Asociacionit, e kjo siç u shpreh ai, duhet të bëhet tash.