Erdogan në një konferencë të përbashkët me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Turqia mbështet dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, derisa ka shtuar se vendi i tij pret që palët të shfaqin qasje paqësore dhe konstruktive.
Erdogan u shpreh se “Ne mbështesim vizionin e Kosovës për anëtarësimin e saj në NATO, në Këshillin e Evropës dhe në BE”, tha ai, duke shtuar se kanë trajtuar edhe çështjet e bashkëpunimit ekonomik, tregtisë, industrisë, mbrojtjes dhe luftën kundër terrorizmit”.