Në kuadër të shënimit të “Epopesë së UÇK-së”, sonte në Prekaz u mbajt manifestimi tradicional “Nata e Zjarreve”.
Përmes ndezjes së flakadanëve të lirisë u përkujtua sakrifica e komandatit Adem Jashari dhe e familjes së tij.
Në këtë manifestim tradicional mori pjesë një numër i madh i qytetarëve.
Pas ndezjes së flakadanëve, në sheshin e Skenderajt po mbahet program artistik.
Manifestimi gjithëpopullor “Epopeja e UÇK-së” ka nisur më 5 mars (e diel) dhe zgjati deri sonte (e martë), kur përfundoi me manifestimin “Nata e Zjarreve”.