Propozimi i Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do jetë para një “Traktati Ndërkombëtar” ku është dëshmuar përgjatë dyzetetetë orëve të fundit nga një aksion diplomatik shumë i dendur i komunitetit ndërkombëtar.
Emisari special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është takuar brenda dy ditësh me të gjithë përfaqësuesit e shteteve anëtare që akoma nuk e kanë njohur Kosovën Spanjës, Sllovakisë, Qipros, Greqisë dhe Rumanisë.
Me përfaqësuesit e këtyre shteteve te BE-së, Lajçak ka njoftuar në Twitter, se ka diskutuar për procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë dhe përkrahjen që ka marrë nga këto shtete, si kërkesë e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për ta pranuar propozimin franko-gjerman.