Gjyqi i Elon Musk ka nisur pas postimit që bëri në Twitter, ku pretendoi do të blinte Tesla-n me 72 miliardë dollarë, një gjë e cila u hodh poshtë nga aksionarët.
Ky përgënjeshtrim u hodh poshtë nga bashkëdrejtuesit e Tesla-s, të cilët e paditën për manipulimin e çmimit.
Në vitin 2018, Musk shkroi në Twitter se kishte “siguruar financim” për ta privatizuar prodhuesin e makinave. Megjithatë, financimi nuk u sigurua dhe Tesla nuk u privatizua.
Aksionarët argumentuan se humbën miliarda dollarë për shkak të postimit, pasi çmimi i aksioneve ra me shpejtësi.
- Advertisement -
Nëse juria në San Francisko vendos në favor të aksionarit, Musk mund të urdhërohet të paguajë miliarda dollarë dëmshpërblim.
Ai i ka paguar tashmë 20 milionë dollarë Komisionit të Shkëmbimit të Letrave me Vlerë (SEC) për postimin në Twitter të 7 gushtit, ndërsa Tesla duhej të paguante 20 milionë dollarë të tjera.