Tetë persona janë dërguar në spitalin e Pejës, pas zjarrit të madh që ndodhi mëngjesin e sotëm në objektin e ELKOS-it.
Kjo është konfirmuar edhe nga Emergjenca e Spitali i Përgjithshëm Pejë, ndërsa njofton se gjendja e pacientëve është jashtë rrezikut për jetë.
Njoftim lidhur me pacientët e pranuar nga djegia e objektit në Pejë!
Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë deri më tani janë duke u trajtuar 8 pacientë nga rasti i djegies së një objekti në Pejë.
- Advertisement -
Pacientët janë duke u trajtuar tek Spitali ynë dhe gjendja e tyre është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë dhe janë raste kryesisht të helmuar nga tymi.