Duke përdorur këtë portal, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Accept
KosPressKosPress
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • Op-Ed
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Aa
KosPressKosPress
Aa
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • Op-Ed
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Search
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Roze
  • OP/ED
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Follow US
  • Advertise
© 2023 KosPress. All Rights Reserved.
KosPress > Blog > Lajme > Ekspertet: Kosova duhet të përgatitet mirë, të padisë Serbinë për gjenocid
Lajme

Ekspertet: Kosova duhet të përgatitet mirë, të padisë Serbinë për gjenocid

Published 23/05/2023
Share
SHARE

Institucionet e Kosovës planifikojnë të ushtrojnë padi për gjenocid kundër Serbisë. Këtë e paralajmëroi së fundmi edhe kryekuvendari Glauk Konjufca. Juristët thonë se Kosova duhet të përgatitet fort për ngritjen e padisë dhe argumentimin e gjenocidit që Serbia shkaktoi gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Për më shumë se 13 mijë e 500 personat e vrarë gjatë luftës së fundit në Kosovë, të zhdukurit, mijëra gra e burra të dhunuar dhe qindra masakra të tmerrshme të shkarkuara gjatë luftës së fundit në vend, Kosova planifikon ta padisë Serbinë për gjenocid.

Akademik Arsim Bajrami, thotë se Kosova duhet të përgatitet mirë dhe sa më parë të padisë Serbinë për gjenocid. Gjatë promovimit të librit të tij “Gjenocidi i Serbisë në Kosovë aspekte juridike”, Bajrami tha se shumica nga pesë kriteret për përcaktimin e gjenocidit janë të plotësuara në Kosovë.

“Për tre kriteret e parapara për përcaktimin e gjenocidit ne kemi prova të plota. E mira është se nuk kërkohet plotësimi i pesë kritereve në mënyrë kumulative, por cilido prej kritereve që plotësohet ai është gjenocid. Për ekzistencën e gjenocidit nuk është faktor determinant numri i të vrarëve, a janë vrarë 13 mijë, një milion njerëz apo sa. Esenciale në kuptimin e konventës është se a ka ekzistuar një plan për gjenocid, dhe në rastin e Kosovës, Serbia ka pasur plan konkret për ushtrimin e gjenocidit”, tha ai.

- Advertisement -

E sipas zyrtarit nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, Gzim Shala, Kosova nuk mund të ushtrojë një padi eventuale për gjenocid kundër Serbisë, meqë nuk është anëtare e Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Ai tha për Radio Kosovën që edhe nëse padia bëhet nëpërmjet një shteti të tretë, Kosova duhet të përgatitet fort ta fitojë rastin.

“Para se të futemi te meritat e çështjes, nëse kjo lëndë do të arrihet të argumentohet mjaftueshëm në gjykatë ose jo, duhet të shqyrtohet pranueshmëria e rastit në mënyrë që kjo padi mos të hidhet si e palejuar dhe në një far mënyre Kosova të dalë shtet jo serioz para institucioneve ndërkombëtare. Në çdo rast, Kosova duhet që të ketë një mbrojtje shumë të mirë, për shkak se në aspektin politik, pa marrë parasysh vendimin përfundimtar, mund të ketë edhe pasojat e saj negative”, tha Shala.

Padia për gjenocid kundër Serbisë ishte premtim elektoral i Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e fundit.

Krerët e shtetit mjaft shpesh e kanë përmendur mundësinë e ngritjes së padisë për gjenocid. Këtë e paralajmëroi dje e sot edhe kryeparlamentari Glauk Konjufca, i cili tha se Kosova prej dy vitesh po punon për ngritjen e padisë për gjenocidin që ka shkaktuar Serbia në Kosovë.

KosPress Portal 23/05/2023
Share this Article
Facebook Twitter Copy Link Print
- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -

Lajmet e fundit

Mesazh nga Vuçiç për Serbinë: “Duhet të mposhtni Shqipërinë”
Sport 20/05/2025
Policia gjermane ndalon kosovarin e dyshuar për plagosje (FOTO)
Lajme 20/05/2025
Mediat italiane “hedhin bombën”: Klopp drejt Romës?
Sport 20/05/2025
Napoli–Cagliari ndez tifozët: 350 mijë në pritje për një vend në stadium
Sport 20/05/2025

Na ndiqni

1k Followers Like
100 Followers Follow
100 Followers Pin
1k Followers Follow
100 Subscribers Subscribe
4.4k Followers Follow

Lexo me shume

Lajme

Policia gjermane ndalon kosovarin e dyshuar për plagosje (FOTO)

20/05/2025
Lajme

Vetaksident fatal në Fushë-Kosovë, humbin jetën dy persona

20/05/2025
Lajme

Ambasadori i ri i Italisë në Kosovë, Antonini, pritet nga Kryeministri Kurti

19/05/2025
Lajme

Vdes foshnja e gjetur pranë mbeturinave në Matiqan – ngjarje që trondit opinionin

19/05/2025

y portal mirëmbahet nga KosPress. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Lidhje të veçuara

  • HOME
  • KONTAKT
  • BLOG
  • PRIVANCY POLICY

Kategoritë kryesore

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Impressum

  • Botues: Kospress
  • Email-i i redaksisë: info@kospress.net
  • Adresa: Prishtinë
  • Tel: +383 (0) 44 141 594
KosPressKosPress
Follow US

© 2023 KosPress. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?