Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Verona të Italisë së bashku me Presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç dhe Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Dimitar Kovaçevski. Takimi është zhvilluar në kuadër të pjesëmarrjes së tre vendeve, themeluese të nismës së Ballkanit të Hapur, në panairin botëror të Verës “Vinitaly 2023”, në një prezantim të përbashkët në stendën “Wine vision by Open Balkan”.
Gjatë fjalës së tij Vuçiç, tha ndër të tjera se do të bëjë maksimumin për të shmangur përplasjet me Kosovës.
“Fakti që ekonomia është themeli real për marrëdhënie më të mirë dhe jam krenar që qytetarët shqiptarë kur vijnë pavarësisht se në ç’pjesë të Serbisë, në Beograd apo në pjesë të tjera, ndihen të sigurtë, të siguruar dhe mjaft të mirëpritur dhe më duhet të them që është thuajse e njëjta gjë, kur serbët apo qytetarët e tjerë të Serbisë, shkojnë në Shqipëri. Ndodh e njëjta gjë. Por kundërpyetja ime retorike do të ishte gjithmonë, po mirë, çfarë duhet të bëjmë?! Të luftojmë më shumë?! Të zihemi më shumë?! Të kemi më shumë përplasje?! Të bëjmë një Ukrainë tjetër apo çfarë?
Sepse shoh që ka shumë njerëz në Serbi, që do të donin të shihnin një përplasje të madhe a nuk di çfarë. Çfarë prisni nga ne?! Në qoftë se prisni nga ne që ta bëjmë këtë ngarkesë politike edhe më të madhe, edhe më të rëndë për të gjithë qytetarët serbë apo qytetarët shqiptarë?!
- Advertisement -
Unë do të bëj maksimumin tim për ta shmangur dhe besoj se dhe Edi po bën të njëjtën gjë. Kjo është ajo çfarë bëjnë njerëzit e përgjegjshëm dhe seriozë. Është e lehtë që të marrësh pikë, të fitosh pikë politike duke fyer, duke iu kthyer kryeministrit Rama sot dhe të thuhet: “Ja, ai u soll si hero! Ja tha të gjitha!”
Ne i dimë dallimet tona dhe mund të jetojmë me to. Jetojmë me to sepse qytetarët tanë duhet të jetojnë e duhet të lidhen me njëri-tjetrin. Unë besoj në miqësinë e ardhshme të qytetarëve shqiptare dhe serbë dhe mendoj dhe sot se marrëdhëniet midis dy popujve tanë janë më të mira seç kanë qenë,falë miqve tanë shqiptare dhe pjesërisht falë nesh, gjithashtu”, tha ai.
Ndërkohë nga ana tjetër, kreu i qeverisë shqiptare tha se u shpreh se mosmarrëveshjet më të mëdha mes Shqipërisë dhe Serbisë lindin kur flitet për Kosovën.
“Nëse do të vazhdonim të mos i flisnim njëri-tjetrit e të qëndronim në barrikadat e së shkuarës, sot mund të kishim qenë në një pozicion shumë të keq me të gjitha krizat që janë shpalosur vetëm në kufijtë e Evropës. Natyrisht kemi një mosmarrëveshje të madhe apo një distancë mjaft e madhe kur bëhet fjalë për atë që ju e quani Kosova e Metohia dhe unë e quaj Kosova. Kjo është arsye për të folur më shumë. Edhe procesi i normalizimit është në një tjetër pozitë sot. Besoj fort se edhe pse të gjithë mund të marrin merita, mendoj që u shkojnë qytetarëve të këtij rajoni dhe nevojës për të mos i çuar njerëzit në buzën e një humnere tjetër. Jam takuar me Kurtin para pak ditësh dhe është më i hapur e konstruktiv se më parë.
I thashë dhe e përsëris se duhet të nxisim e të sigurohemi se si Asociacioni dhe aspekti fetar i dialogut garantohen 100% për qytetarët serb në Kosovë që janë pakicë dhe duhen parë si urë e së ardhmes, jo problem mes të gjithëve ne në të ardhmen. Këto nuk janë më tabu de i thashë që ka mbështetjen tonë të plotë për të ecur përpara e për të lënë pas krahëve të shkuarën. Jemi këtu për prodhuesit tanë që është shumë më tepër se një produkt, është emir i një vendi. Jemi me ta për t’iu hapur dyert e një prej panaireve më të mëdha.
- Advertisement -
Do të doja të bëja më shumë dhe siç e tha Dhimitri, duam të bëjmë më shumë me panairin e bukës dhe verërave, fëmijët, artin e kulturën dhe të gjithë të përfshihen. Panairi i Verërave është për të gjithë prodhuesit dhe nëse prodhues nga Franca, Italia apo Australia, atëherë pse prodhuesit nga Kosova, Mali i Zi dhe Bosnja jo? Duhet të ecim në këtë drejtim dhe më besoni që me të gjitha problemet e patriotët me të cilët na është dashur të merremi dhe nuk janë patriot se për të dashur vendin e vet s’duhet të urresh e të djegësh dikë tjetër, jemi në pozicionin më të mirë ku duhet të jemi. Jam shumë i lumtur të kemi SHBA e BE që japin merita për procesin e Berlinit”, tha ai.