Duke përdorur këtë portal, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Accept
KosPressKosPress
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • Op-Ed
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Aa
KosPressKosPress
Aa
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • Op-Ed
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Search
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Roze
  • OP/ED
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Follow US
  • Advertise
© 2023 KosPress. All Rights Reserved.
KosPress > Blog > Lajme > Edhe sivjet nxënësit do të furnizohen me librat shkollor nëpërmjet subvencionimit të prindërve nga MASHT-i
Lajme

Edhe sivjet nxënësit do të furnizohen me librat shkollor nëpërmjet subvencionimit të prindërve nga MASHT-i

Published 13/08/2024
Share
SHARE

Edhe sivjet nxënësit do të furnizohen me librat shkollor nëpërmjet subvencionimit të prindërve nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.

Kështu ka bërë të ditur ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, e cila ka njoftuar se për nxënësit nga klasa e parë deri në të pestën vlen shuma prej 80 euro. Ndërkaq nga klasa e gjashtë deri në të nëntën do të subvencionohen deri në 110 euro.

“Aplikimin për subvencionime prindërit mund ta bëjnë që nesër në E-Kosova, të gjithë prindërit që i kanë hapur vitin e kaluar llogaritë tani e kanë më lehtë. Nesër do të lansojmë një video për të treguar procedurat e aplikimit për subvencionim”, ka thënë Nagavci.

Ajo ka bërë të ditur se sivjet janë 218,696 nxënës nga klasa e parë deri në të pestën.

- Advertisement -

“Vitin e kaluar nga asnjë komunë nuk kemi pranuar shkresë formale me të dhëna që numri i caktuar i nxënësve nuk janë pajisur me tekste. Nëse sivjet ka raste të tilla, pres që komuna apo shkolla të na njoftojë me kohë, në mënyrë që asnjë nxënës mos të mbetet i pa pajisur me tekste. Ne kemi vazhduar me realizim të pagesave deri me 31 maj të këtij viti, për numër të konsideruar të prindërve, të cilët qoftë për shkak të ndryshimit të llogarive apo problemeve tjera teknike, nuk e kanë realizuar këtë të drejtë më herët”, ka qenë përgjigja e Nagavcit për pyetjet e gazetarëve gjatë konferencës, në rast të parregullsive të procesit.

KosPress Portal 13/08/2024
Share this Article
Facebook Twitter Copy Link Print
- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -

Lajmet e fundit

Kurti pranon raportin përfundimtar të BE-së për zgjedhjet e 9 shkurtit
Lajme 15/05/2025
Dialog politik te presidentja, synohet zhbllokimi i Kuvendit
Lajme 15/05/2025
Nga IMPACT 2025, Kurti forcon lidhjet me SHBA – takim me Kerryn
Lajme 14/05/2025
Aeroplani 400 milionë dollarë nga Katari – Trump përballë kufizimeve ligjore
Lajme 14/05/2025

Na ndiqni

1k Followers Like
100 Followers Follow
100 Followers Pin
1k Followers Follow
100 Subscribers Subscribe
4.4k Followers Follow

Lexo me shume

Lajme

Kurti pranon raportin përfundimtar të BE-së për zgjedhjet e 9 shkurtit

15/05/2025
Lajme

Dialog politik te presidentja, synohet zhbllokimi i Kuvendit

15/05/2025
Lajme

Nga IMPACT 2025, Kurti forcon lidhjet me SHBA – takim me Kerryn

14/05/2025
Lajme

Aeroplani 400 milionë dollarë nga Katari – Trump përballë kufizimeve ligjore

14/05/2025

y portal mirëmbahet nga KosPress. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Lidhje të veçuara

  • HOME
  • KONTAKT
  • BLOG
  • PRIVANCY POLICY

Kategoritë kryesore

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Impressum

  • Botues: Kospress
  • Email-i i redaksisë: info@kospress.net
  • Adresa: Prishtinë
  • Tel: +383 (0) 44 141 594
KosPressKosPress
Follow US

© 2023 KosPress. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?