Ministri i Mbrojtjes shkroi ne Twitter se “Mbretëria e Bashkuar do t’i ofrojë Ukrainës tanke Challenger 2 së bashku me vendet partnere globale duke demonstruar ndërkombëtarisht mbështetjen për Ukrainën”.
Shtetet e Bashkuara dhe Gjermania ranë dakord javën e kaluar për t’i dërguar Ukrainës tanke Abrams dhe Leopard 2, ndërsa Mbretëria e Bashkuar më herët në janar tha se do t’i dërgojë Kievit 14 tanke Challenger 2.
Gjermania lejoi gjithashtu vende të tjera, si Norvegjia dhe Polonia, t’i dërgonin tanket e tyre Leopard 2 të prodhimit gjerman në Ukrainë.
Polonia tha se do të sigurojë 60 tanke të tjera për Ukrainën, përveç 14 tankeve Leopard 2 të prodhimit gjerman që ajo ka premtuar tashmë.
- Advertisement -
Autoritetet ukrainase kanë thënë vazhdimisht se atyre u nevojiten 300 tanke ndërsa përpiqen të dëbojnë forcat ruse nga territori i tyre.