Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Taulant Balla, dhe homologu i tij, Xhelal Sveçla ishin në Vlorë, ku panë nga afër gjendjen e një hoteli të konfiskuar, i cili do të kthehet në një qendër trajnimi dhe pushimi të përbashkët për punonjësit e policive të Shqipërisë dhe Kosovës.
Ministri Balla, në një postim në Facebook, bëri të ditur se së “bashkë me Ministrinë e Brendshme të Kosovës do investojnë që ta kthejnë në një hotel të pushimeve të punonjësve të Policisë së Kosovës dhe të punonjësve të Policisë së Shtetit të Shqipërisë.
“Kemi marrë vendimin që pasuritë e konfiskuara në luftën kundër krimit dhe korrupsionit të vendosen në përdorim të institucioneve shtetërore. Bashkë me Ministrin e Brendshëm të Kosovës Xhelal Sveçla ishim në Vlorë ku shumë shpejt do të kemi një shtëpi të madhe pushimi dhe trajnimi për forcat e policisë”, shkruan Balla në Facebook.
https://fb.watch/pLo-zJvXKR/