Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha thotë se kanë gjetur dokumente që i përkasin nënkryetarit të Listës Serbe, Milan Radojçiq, i kërkuar nga Kosova dhe i sanksionuar nga SHBA dhe Britania e Madhe.
“Në një nga automjetet e tipit Mercedes me targa BG, është gjetur një dokument i aplikimit të armës të nënkryetarit të Listës Serbe, Milan Radojçiq, i dyshuar për përfshirjen grupe kriminale në Republikën e e Kosovës, dokumenti është i lëshuar nga autoritet serbe”, tha ai në konferencën për media, ku janë prezantuar arsenal armësh të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm, uniforma dhe pajisje logjistike të konfiskuara nga Policia e Kosovës, të kapura nga aksioni i djeshëm në veri të Kosovës, raporton RTKlive.
Sipas tij me këto ngritët dyshimi se Radojçiq mund të ketë qenë pjesë e grupit të uniformuar.