Duke përdorur këtë portal, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Accept
KosPressKosPress
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • Op-Ed
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Aa
KosPressKosPress
Aa
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • Op-Ed
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Search
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Roze
  • OP/ED
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Follow US
  • Advertise
© 2023 KosPress. All Rights Reserved.
KosPress > Blog > Lajme > Draft-rezoluta për Kosovën miratohet, kërkohet anulimi i masave të BE-së
Lajme

Draft-rezoluta për Kosovën miratohet, kërkohet anulimi i masave të BE-së

Published 09/04/2025
Share
SHARE

Komiteti për Politikë të Jashtme i Parlamentit Evropian miraton draft-rezolutën për Kosovën, kërkohet heqja e masave të BE-së

Komiteti për Politikë të Jashtme i Parlamentit Evropian ka miratuar një draft-rezolutë për Kosovën, në të cilën kërkohet heqja e menjëhershme e masave të vendosura nga Bashkimi Evropian.

Raportuesi për Kosovën, Riho Terras, është autori i këtij dokumenti, ku theksohet se vendi i Kosovës është në BE. Ai ka përshëndetur aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe ka ftuar shtetet anëtare që nuk e kanë njohur ende shtetin e Kosovës, të bëjnë një hap të tillë pa vonesa të mëtejshme.

Në këtë draft, Parlamenti Evropian mbështet gjithashtu kërkesën e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe integrimin e vendit në programin e Partneritetit për Paqe të NATO-s.

- Advertisement -

Dokumenti nënvizon progresin e rëndësishëm në fushat e drejtësisë, sigurisë, luftës kundër krimit të organizuar dhe zhvillimit të ekonomisë së tregut, por shpreh shqetësim për përparimin e kufizuar në forcimin e sundimit të ligjit. Po ashtu, theksohet se ka dobësi të sistemit të drejtësisë në Kosovë, veçanërisht lidhur me pavarësinë dhe respektimin e ndarjeve të pushteteve.

Një tjetër shqetësim i shprehur në këtë dokument është situata e sigurisë në veri të Kosovës, pas sulmeve të armatosura në Banjskë dhe në Ibër Lepenc, duke kërkuar që autorët e këtyre sulmeve të përballen me drejtësinë. Veçanërisht, shprehet keqardhja për faktin që Serbia nuk ka sjellë para drejtësisë kryesit e sulmeve, duke përfshirë ish-nënkryetarin e Listës Serbe, Millan Radoiçiq.

Në fund, dokumenti përshëndet përpjekjet për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë dhe mbështet emërimin e Peter Sorensen si dërguar të posaçëm për këtë proces.

Pas miratimit në Komitetin për Politikë të Jashtme, draft-rezoluta do të diskutohet dhe votohet në seancën plenare të Parlamentit Evropian gjatë muajve të verës, ku do të marrë formën përfundimtare të Rezolutës.

KosPress Portal 09/04/2025
Share this Article
Facebook Twitter Copy Link Print
- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -

Lajmet e fundit

Mbappé ‘Pichichi’ në fundin më të trishtuar – A e bëri Real Madridi lëvizjen e duhur?
Sport 13/05/2025
Personi i zhdukur në Kllokot gjendet pranë kufirit Kosovë-Serbi
Lajme 13/05/2025
Kosova në FIFA: Nëntë vjet zhvillim, sfida dhe krenari
Sport 13/05/2025
Bllokadë e thellë: Kuvendi dështon edhe në tentimin e 15-të
Lajme 13/05/2025

Na ndiqni

1k Followers Like
100 Followers Follow
100 Followers Pin
1k Followers Follow
100 Subscribers Subscribe
4.4k Followers Follow

Lexo me shume

Lajme

Personi i zhdukur në Kllokot gjendet pranë kufirit Kosovë-Serbi

13/05/2025
Lajme

Bllokadë e thellë: Kuvendi dështon edhe në tentimin e 15-të

13/05/2025
Lajme

Kuvendi ende në ngërç – sot përpjekja e 15-të për konstituim

13/05/2025
Lajme

Zgjedhjet 2025: PS drejt mandatit të katërt, PD mbetet pas – ja si ndahen mandatet

13/05/2025

y portal mirëmbahet nga KosPress. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Lidhje të veçuara

  • HOME
  • KONTAKT
  • BLOG
  • PRIVANCY POLICY

Kategoritë kryesore

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Impressum

  • Botues: Kospress
  • Email-i i redaksisë: info@kospress.net
  • Adresa: Prishtinë
  • Tel: +383 (0) 44 141 594
KosPressKosPress
Follow US

© 2023 KosPress. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?