Procesi i integrimit në BE do varet nga normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë kështu raportohet nga Parlamenti Evropian.
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon Taubadel, ka dorëzuar draftin e raportit të saj vjetor për Kosovën, për të cilin do të diskutohet fillimisht në Komisionin për Politikë të Jashtme, ndërsa më vonë gjatë vitit edhe në seancë plenare. Ky tekst përmban pikat e përgjithshme, ngjashëm me raportet e viteve të shkuara, por merr parasysh edhe zhvillimet që kanë ndodhur ndërkohë.
Në këtë draft-raport, Parlamenti Evropian “mirëpret aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE, që reflekton orientimin pro-evropian të qytetarëve të saj dhe përcaktimin e qartë gjeopolitik”.
Kosova ka aplikuar për anëtarësim në BE në dhjetor të vitit të kaluar, kur Çekia kryesonte bllokun, ndërsa tash Presidenca suedeze është duke u konsultuar me vendet anëtare për hapat e mëtejmë.