Komuna e Prishtinës është duke kaluar një gjendje alarmante në lidhje me menaxhimin e mbeturinave e për këtë arsye kryetari Përpraim Rama ka shkarkuar drejtorin e Shërbimeve Publike, Ilirik Musliu.
Por, këtë veprim të Ramës, nënkryetarja e Komunës së Prishtinës, Donjeta Sahatçiu e ka cilësuar si “revansh personal” të kreut të Komunës ndaj Musliut, raporton Zeri.info.
Sipas saj shkarkimi i tij lidhet me kundërshtimin që PDK-ja, si partner i koalicionit në kryeqytet, i ka bërë këmbimit të pronave.
Sahatçiu madje thotë se për këtë vendim Musliu nuk mori asnjë njoftim më parë, por vetëm u njoftua nga postimi i Ramës në rrjete sociale.
- Advertisement -
“Shkarkimi i fshehur i Ilirik Musliut sot përmes rrjeteve sociale, pa e komunikuar tek ai dhe askush tjetër rreth tij, është revansh i pastër. Na duket si revansh politik por nga një jopolitikan si Përparim Rama, revanshet janë personale.
Ky shkarkim, që i madh e i vogël sot në Prishtinë e di se nuk ka fare të bëjë me mbeturina e me Ilirikun, vjen pasi si PDK ritheksuam publikisht qëndrimin tonë politik që nuk do të mbështesim me asnjë kusht propozimin e tij për këmbim pronash me epiqendër zonën e Badovcit dhe çdo propozim tjetër që dëmton interesin publik”, u shpreh ajo ndër tjera. /Zëri