Duke përdorur këtë portal, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Accept
KosPressKosPress
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • Op-Ed
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Aa
KosPressKosPress
Aa
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • Op-Ed
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Search
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Roze
  • OP/ED
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Follow US
  • Advertise
© 2023 KosPress. All Rights Reserved.
KosPress > Blog > Lajme > Donald Trump është president i 47-të i ShBA-së, urohet edhe nga Osmani (VIDEO)
Lajme

Donald Trump është president i 47-të i ShBA-së, urohet edhe nga Osmani (VIDEO)

Published 06/11/2024
Share
SHARE

09:31 – Kryeministri britanik: Raporti Britani – ShBA do të vazhdojë në të dy anët e Atlantikut

Kryeministri britanik Keir Starmer është bërë lideri i radhës që ka uruar Donald Trump për atë që ai e quan një “fitore historike “.

“Mezi pres të punoj me ju në vitet në vijim”, tha kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar.

“Si aleatët më të afërt, ne qëndrojmë krah për krah në mbrojtje të vlerave tona të përbashkëta të lirisë, demokracisë dhe sipërmarrjes.

- Advertisement -

“Nga rritja dhe siguria te inovacioni dhe teknologjia, e di se marrëdhënia speciale MB-SHBA do të vazhdojë të përparojë në të dy anët e Atlantikut për vitet në vijim”, ka thënë Starmer. /Klankosova.tv

09:26 – Rutte: Trump do të jetë përsëri çelësi për ta mbajtur të fortë NATO-n

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, e ka uruar presidentin e ardhshëm amerikan, Donald Trump, për fitoren e tij të korrur në zgjedhjet e 5 nëntorit.
Në një postim në platformën X, ai ka theksuar se udhëheqja e Trump do të jetë përsëri çelësi për të mbajtur të fortë aleancën atlantike.
“Mezi pres të punoj përsëri me të për të rritur paqen përmes fuqisë përmes NATO-s”, ka thënë Rutte. /Klankosova.tv

09:26 – Vjen edhe urimi i Ramës për fitoren e Trumpit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e ka uruar Donald Trumpin pas shpalljes së fitores si president i Amerikës.
Në një postim në “X”, shefi i qeverisë shqiptare e quajti fitoren e Trumpit të jashtëzakonshme.
“Urime për Donald Trumpin në këtë fitore të jashtëzakonshme. Ishte nder i vërtetë të punoja bashkë me presidentin e 46-të të Shteteve të Bashkuara për të forcuar lidhjen midis dy vendeve tona. Mezi pres privilegjin e madh të punoj me presidentin e 47-të për të përmirësuar më tej partneritetin tonë për paqe, prosperitet dhe përparim të mëtejshëm”, ka shkruar Rama, njofton Klankosova.tv.

- Advertisement -

09:17 – Vuçiq uron Trump: Serbia është e përkushtuar për bashkëpunim me ShBA-në

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e ka uruar Donald Trump për fitoren e tij si president i ShBA-së.

Në një postim në Instagram, ai ka thënë se së bashku ata do të përballen me sfidat që kanë përpara.

- Advertisement -

“Serbia është e përkushtuar për bashkëpunim me ShBA-në për stabilitet, prosperitet dhe paqe”, ka thënë Vuçiq. /Klankosova.tv

09:13 – Trumpi i thotë përkrahësve: “Zoti ma kurseu jetën për një arsye”

Ish-presidenti Donald Trump mbërrin me ish-zonjën e parë Melania Trump dhe Barron Trump gjatë një eventi natën e zgjedhjeve në Qendrën e Konventave Palm Beach më 6 nëntor, në West Palm Beach, Florida. John Moore/Getty Images

Donald Trumpi ka mbajtur fjalimin e fitores në Florida pas rezultateve të fundit në zgjedhjet për president të SHBA-së.

Ai ka thënë para përkrahësve të tij se: “Zoti ma kurseu jetën për një arsye”.

“Dhe kjo arsye ishte për të shpëtuar vendin tonë dhe për të rikthyer Amerikën në madhështinë. Dhe tani ne do ta përmbushim atë mision së bashku”, deklaroi ai, njofton Klankosova.tv.

09:14 – Macroni gati për të punuar me Trumpin, ia uron fitoren

Pas presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, edhe ai i Francës, Emmanuel Macron, e ka uruar Donald Trumpin për fitore në garën për president të Amerikës.

Macron thotë se mezi pret të punojë me Trumpin për më shumë paqe dhe prosperitet.

“Urime President Donald Trump. Gati për të punuar së bashku siç kemi bërë për katër vjet. Me bindjet tuaja dhe me të miat. Me respekt dhe ambicie. Për më shumë paqe dhe prosperitet”, ka shkruar presidenti francez, njofton Klankosova.tv.

09:12 – Orban: Fitorja e Trump, rikthimi më i madh historik në politikën e ShBA-së

Kryeministri hungarez Viktor Orbán, i drejtohet Parlamentit Evropian në Strasburg. Foto: AP

Presidenti i Hungarisë, Viktor Orban, e ka uruar presidentin e ardhshëm amerikan, Donald Trump, për fitoren që ka marrë për të qenë në krye të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në një postim në platformën X, ai ka theksuar se ky është rikthimi më i madh në historinë politike të ShBA-së.

“Urime presidentit Donald Trump në fitoren e tij të madhe. Një fitore shumë e nevojshme për botën!”, ka shkruar Orban. /Klankosova.tv

09:09 – Osmani uron Trumpin për fitore

Presidentja Vjosa Osmani, e ka uruar Donald Trumpin për fitore në garën për president të Amerikës.

Ajo thotë se ShBA-ja mbetet e palëkundur dhe aleat i domosdoshëm i Kosovës, dhe u shpreh se mezi pret të punojë me Trumpin për të thelluar më tej aleancën strategjike.
“Në emër të popullit të Republikës së Kosovës, i shpreh urimet tona të përzemërta Donald Trumpit dhe JD Vance për zgjedhjen e tyre si president dhe zëvendëspresident të Shteteve të Bashkuara. SHBA mbetet partneri i palëkundur dhe aleat i domosdoshëm i Kosovës. Mezi pres të punoj me administratën e re për të thelluar më tej lidhjen tonë unike dhe aleancën strategjike. Zoti e bekoftë Amerikën, liderin e botës së lire”, ka shkruar Osmani, njofton Klankosova.tv.

09:07 – JD Vance për fushatën e Trump: Kthimi më i madh politik ndonjëherë

Presidenti i ardhshëm amerikan, Donald Trump, e ka përgëzuar për punën dhe mbështetjen që i ka dhën JD Vance, duke e quajtur zëvendëspresidenti i ardhshëm i ShBA-së.

Përsëri, republikanët nuk janë shpallur ende fituesit e këtyre zgjedhjeve, por janë vetëm katër vota larg fitores.

Trump në fjalimin e tij të fitores i kërkoi Vance që të flasë para të pranshmëve duke e përshkruar fushatën e Trump si “kthimin më të madh politik ndonjëherë”.

Trump tha se Vance ishte zgjedhja e duhur për të qenë zëvedëspresidenti i ardhshëm amerikan, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

08:57 – Trumpi pas fitores u drejtohet amerikanëve: Do të luftoj për ju me secilën frymë të trupit tim

Presidenti i ardhshëm i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, mbajti një fjalim emocionues përpara turmës së përkrahësve të tij në selinë qendrore të Trump Organization, e cila e priti me brohorima “USA, USA”.

Trump, i shoqëruar nga familja dhe bashkëpunëtorët e tij të ngushtë, nisi fjalimin duke falënderuar votuesit dhe ekipin e tij për mbështetje të palodhur.

Ai e cilësoi këtë moment si “lëvizjen më të madhe politike të të gjitha kohërave”, duke theksuar se ShBA-ja ka nevojë urgjente për t’u shëruar dhe për të rregulluar politikat e kufijve.

“Do t’i rregullojmë kufijtë”, tha Trump, ndërsa e cilësoi fitoren si një arritje të jashtëzakonshme për amerikanët.

Presidenti i ri theksoi se do të luftojë për qytetarët amerikanë me “secilën frymë të trupit të tij” dhe premtoi se do të krijojë një “epokë të artë” për vendin. Ai falënderoi bashkëshorten e tij, Melania Trump, për mbështetjen dhe punën e saj në ndihmën e të tjerëve, duke e cilësuar atë si autoren e librit më të shitur në ShBA.

“I kemi tejkaluar pengesat që kanë menduar se nuk mund të tejkalohen, por shihni çfarë ndodhi, kjo është e mrekullueshme. Do të luftoj me secilën frymë të trupit tim për ju. Kjo do të jetë epoka e artë e Amerikës. Kjo është fitore madhështore për amerikanët që na mundëson ta bëjmë Amerikën të mrekullueshme sërish. Do t’ju bëj krenar me votën tuaj”, deklaroi Trump.

Ai po ashtu shprehu optimizëm për katër vjetët në vijim, duke theksuar se do të punojnë për të rregulluar kufijtë dhe për të siguruar që njerëzit të vijnë në ShBA në mënyrë ligjore. Ai përfundoi duke u premtuar amerikanëve se kjo fitore është një mundësi për të bërë Amerikën të mrekullueshme sërish.

Donald Trump është president i 47-të i ShBA-së.

KosPress Portal 06/11/2024
Share this Article
Facebook Twitter Copy Link Print
- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -

Lajmet e fundit

Vazhdon tentativa e 13-të për formimin e Kuvendit
Lajme 09/05/2025
Gjestit i mbërrijnë urimet – Po Egli, a tha diçka për ditëlindjen e tij?
Roze 08/05/2025
Gjesti feston ditëlindjen – A e dini kush e uroi i pari?
Roze 08/05/2025
Prizren: Vajza 15-vjeçare vritet, babai i dyshuar për sulm ndaj gruas dhe fëmijëve
Lajme 08/05/2025

Na ndiqni

1k Followers Like
100 Followers Follow
100 Followers Pin
1k Followers Follow
100 Subscribers Subscribe
4.4k Followers Follow

Lexo me shume

Lajme

Vazhdon tentativa e 13-të për formimin e Kuvendit

09/05/2025
Lajme

Prizren: Vajza 15-vjeçare vritet, babai i dyshuar për sulm ndaj gruas dhe fëmijëve

08/05/2025
Lajme

Eurodeputeti holandez kërkon nga BE: Hiqni masat ndaj Kosovës dhe pranoni aplikimin

08/05/2025
Lajme

Mitrovica e Veriut: Kapen armë dhe uniforma, Svelça fajëson Serbinë për përfshirje

08/05/2025

y portal mirëmbahet nga KosPress. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Lidhje të veçuara

  • HOME
  • KONTAKT
  • BLOG
  • PRIVANCY POLICY

Kategoritë kryesore

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Impressum

  • Botues: Kospress
  • Email-i i redaksisë: info@kospress.net
  • Adresa: Prishtinë
  • Tel: +383 (0) 44 141 594
KosPressKosPress
Follow US

© 2023 KosPress. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?