Policia e Turqisë dje e ka ndaluar dhe arrestuar në Aeroportin e Stambollit disenjatorin e njohur kosovar Valdrin Sahiti.
Policia e Kosovës arrestimi i Sahitit ka ndodhur pasiqë ai është i dyshuar për veprën penale blerja,pranimi,posedimi i drogave dhe stimuluesve për përdorim bazuar në nenin 191 të kodit penal të Turqisë.
Policia Turke e ka njoftuar Policinë e Kosovës se Valdrin Sahiti është kapur me pasaportë diplomatike të lëshuar nga Republika ne Kosovës. Sahiti ka shfrytëzuar statusin e diplomatit për të kaluar në zonën VIP të aeroportit të Stambollit, mirëpo pas dyshimeve të policisë turke ai është kapur në flagrancë dhe gjatë kontrollit i është gjetur drogë. Mënjeher pas kësaj Vadrin Sahiti është arrestuar dhe ndodhet në burg në Turqi.