Dimal Basha ka reaguar në lidhje më asociacionin përmes një postimi që e ka bërë në Facebook.
“Kosova e ka Asociacionin e komunave të saj, ku Kryetar është kryetari i komunës së Ferizajit, Agim Aliu. Jam i bindur që ka vend edhe për komunat me shumicë serbe me iu bashkangjit këtij Asociacioni!
Nëse mendojmë me bashkëjetu me një Republikë, atëherë bashkëjetojmë edhe me një Asociacion. Përndryshe ndarja e komunave në asociacione të ndryshme paralele mbi baza etnike është prelud për ndarje të Kosovës”.