Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një shtëpi në Nagavc të Rahovecit është djegur nga zjarri.
Policia thekson se si pasojë e shpërthimi një person ka marrë lëndime trupore.
Viktima fillimisht është dërguar në Spitalin e Prizrenit, e më pas në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për tretman të mëtutjeshëm mjekësor. Sipas raportit, në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet përkatëse.