Automjeti i një polici hetues të Policisë së Kosovës, i nacionalitetit serb, është djegur në Mitrovicën e Veriut.
Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani tha se ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 05:00.
Si pasojë e zjarrit pati vetëm dëme materiale, pasi automjeti me targa serbe, e cila u dogj tërësisht.
Njësitet e zjarrfikësve dolën menjëherë në vendin e ngjarjes.
- Advertisement -
Policia po punon për t’i zbuluar rrethanat e kësaj ngjarjeje.