Ka dështuar sërish votimi i hartimit të listës së dëshmitarëve për intervistim në Komisionin Hetimor Parlamentar lidhur me nivelin e menaxhimit të marrëdhënies së punës të anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm dhe zyrtarëve të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës.
Kryetarja e këtij Time Kadrijaj nga AAK dhe nënkryetarja Ariana Musliu nga PDK e kanë braktisur mbledhjen pasi sipas tyre nuk ka gatishmëri për konsensus. Ndërkaq, deputetët e partive në pushtet, Fitore Pacolli, Arbreshë Kryeziu dhe Haxhi Abdyli akuzuan opozitën për neglizhencë dhe bllokim të punës së këtij komisioni. Ata kërkuan nga kryetarja e komisionit që të hedhë në votim listat e propozuara nga grupet parlamentare, pasi sipas tyre vendimmarrja në të gjitha komisionet që funksionojnë në Kuvendin e Kosovës është përmes votës.