Sot, Kuvendi i Kosovës do të vazhdojë me përpjekjen e gjashtë për të konstituuar trupin legjislativ, me deputetët që do të votojnë për kryetarin dhe nënkryetarët e tij.
Lëvizja Vetëvendosje pritet të propozojë sërish Albulena Haxhiun për postin e kryetares, megjithatë ende mbetet e paqartë nëse ajo do të arrijë të sigurojë shumicën e nevojshme prej 61 votash.
Në tri seancat e kaluara, Haxhiu ka marrë vetëm 57 vota, një rezultat që ka penguar zgjedhjen e saj deri tani. Nëse sot arrihet konstituimi i Kuvendit, ky do të ishte një hap i rëndësishëm drejt formimit të Qeverisë së re të Kosovës.