Për herë të dhjetë me radhë, deputetët nuk arritën ta konstituojnë Kuvendin, pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme.
Lëvizja Vetëvendosje nguli këmbë për të çuar përpara procesin, por edhe këtë herë dështoi krijimi i komisionit për votimin e fshehtë të kryetarit të Kuvendit – një pengesë që po përsëritet për herë të dytë radhazi.
Seanca u shty dhe pritet të vazhdojë të hënën, në orën 10:00.