Ukraina do të furnizohet më 140 tanke në ‘valën e parë’ të dërgesave nga një koalicion prej 12 vendeve, tha sot ministri i Jashtëm, Dmytro Kuleba.
Ukraina mori premtime konkrete prej disa vendeve të bashkimit evropian rreth furnizimit me artileri të rënda.
“Mund të vërejë se në valën e parë të kontributeve, forcat e armatosura të Ukrainës do të marrin nga 120 deri në 140 tanke të modelit perëndimor”, shtoi ministri Kuleba.
Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e pajustifikueshëm të shtetit ukrainas më 24 shkurt duke shkaktuar viktima dhe shumë dëme materiale.