Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit ka thënë se këtë të enjte me inicimin e kësaj partie, do të mbahet seanca për shqyrtimin e formimit të komisionit hetimor për kontratat njëburimore.
“Është mirë që më në fund edhe kryeministri e tha dhe ne po shkojmë drejt zgjedhjeve. Vendi duhet sa më parë të shkojë në zgjedhje sepse i ka humb kuptimi një qeverie që i ka mbushur 3 vjet e që ka mos përmbushje të të gjitha projekteve. Shëndetësia është në kolaps, arsimi nuk ka asnjë progres. Nuk ka asnjë projekt për të cilin kjo qeveri mund te deklarohet se e ka përmbushur”, ka thënë ajo.
Tutje Deliu – Kodra ka thënë se beson që partitë opozitare do të gjejnë mënyrën për t’i dhënë fund kësaj udhëheqësie. “Edhe lidershipi i PDK-së së shpejti do të dalë me qëndrim për këtë çështje”, ka thënë ajo.