Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Salih Zyba, dhe një roje e Parkut Nacional dyshohet se janë kërcënuar me sëpatë nga dy persona të cilët ishin duke bartur dru me traktor.
Lidhur më këtë rast është njoftuar edhe policia e Kosovës.
“Pas marrjes së informatës, hetuesit e Stacionit Policor të Suharekës, të mbështetur nga dy ekipe të Njësisë së Reagimit të Shpejt, kanë dal në vendin e ngjarjes, aty takuar ankuesit , njëri deputet në Parlamentin Republikës së Kosovës ndërsa tjetri roje e Parkut Nacional”, thuhet në njoftimin e policisë.
E për këtë është intervistuar dhe ndaluar për 48 orë 34-vjeçari A.A, i cili mohoi se kërcënuar viktimat.
- Advertisement -
Por, për këtë nuk është deklaruar deputeti Zyba, ku tha se me rastin po merren organet e rendit dhe se nuk dëshiron të komentojë lidhur me ngjarjen.