Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka thënë sot draft-statuti i propozuar në Bruksel është anti-kushtetues dhe se është bërë me urdhër të Serbisë dhe presidentit të saj për krijim e një republike serbe brenda Kosovës.
Andaj, ai ka thënë se për çdo proces që synon shkatërrimin e Kosovës, minimit të themeleve të shtetit tonë, atëherë duhet thënë mirupafshim.
“Nëse BE nuk mendon se zgjidhja duhet kërkuar brenda Kushtetutës së Kosovës, mendoj se Kosova nuk ka çfarë kërkon në atë dialog më”, tha Konjufca.
Por, sa ka mundësi që Kosova të largohet nga dialogu për shkak të Asociacionit dhe sa mund të ndikojë kjo në raportet mes të dyja vendeve. “Raportet Kosovë – Serbi janë të atilla që nuk ke ç’të prishësh. Pajtohem plotësisht me kryetarin e Kuvendit dhe ndaj të njëjtin mendim”, thotë ai.
Ai vlerëson se draft statuti nga ekipi menaxhues ka qenë në kundërshtim me Kushtetutën tonë dhe se duhet filluar me propozimin e kryeministrit Kurti, që është në përputhje me Kushtetutën.
- Advertisement -
“Qëndrimi i Kosovës është i qartë. Drafti i prezantuar nga ekipi menaxhues ka qenë në kundërshtim me Kushtetutën tonë. Andaj, propozimi i kryeministrit tonë është propozim që është në përputhje me Kushtetutën, andaj do duhej të fillojmë nga aty”, deklaron deputeti Batusha.