Departamenti Amerikan i Shtetit(DASh) ka kërkuar lirimin e tre policëve kosovarë të kidnapuar nga autoritetet serbe brenda territorit të Kosovës.
Reagimi ka ardhur një ditë pas ngjarjes përmes zëdhënësit, Matthew Miller.
“Ne besojmë se si Kosova dhe Serbia duhet të marrin hapa të menjëhershëm për të çtensionuar situatën dhe kjo përfshin lirimin pa kushte të tre oficerëve të policisë së Kosovës që u ndaluan së fundmi”, u ka thënë gazetarëve zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Matthew Miller.