Raportet midis Kosovës dhe Serbisë mbeten burim i tensioneve në Ballkanin Perëndimor thuhet në raportin e fundit të Departamentit Amerikan të Shtetit.
“tensionet politike dhe kërcënimet për konfrontime të dhunshme vijnë veçanërisht nga katër komunat veriore të Kosovës me shumicë serbe”.
Përfaqësuesit e pushtetit thonë se do t’i adresojnë të gjitha çështjen e përmendura në raport të Departamentit Amerikan të Shtetit. Deputeti i VV-së, Gazmend Gjyshinca, i quan të ligjshme vendimet që ka marrë Qeveria sa i përket veriut të vendit.
‘’është një raport është kredibil dhe institucionet do të marrin parasysh dhe do të adresohen të gjeturat….institucionet kanë marrë të gjitha vendimet e nevojshme që të garantohet kushtetutshmëria ligjshmëria dhe siguria e jetës së qytetarëve brenda territorit dhe po ashtu të garantohet qëndrueshmëria e raporteve me miqtë…
- Advertisement -
Raporti i DASH-it përveç raporteve të tensionuara midis Kosovës dhe Serbisë vë në pah edhe mungesën e luftimit të korrupsionit dhe çështjeve të tjera që ndikojnë në rrugën integruese dhe në investimet e huaja. Nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, tha se ky raport shpërfaqi edhe një herë dështimet e Qeverisë Kurti.
‘’raporti tregon për rënien që ka Qeveria në cdo fushë të brendshme dhe për mungesë totale të orjnetimin në politikën e jashtme….nuk mbajë mend një raport më negativ për Kosovën… Qeveria duhet të jetë serioze në mandatin e saj…politika e Qeverisë në raport me veriun është refuzimi dhe jo integrimimi…ajo që po bënë Kurti nuk ka të bëjë me sovranitetin po me sondazhët se si ta manipuloj mendjen e qytetarëve…”
Përfaqësuesja tjetër e opozitës nga AAK, Albana Bytyqi, e quan shqetësues raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit. Sipas saj, të gjeturat e tij do të ndikojnë negativisht në rrugën integruese dhe në marrëdhëniet e Kosovës me faktorin ndërkombëtar.
‘’Qeveria Kurti është përgjegjësi kryesor për këto që po ndodhin… po sa ta shohin ndërkombëtarët raportin e DASH-it nuk do të na marrin seriozisht si shtet…”
Hulumtuesja në Institutin e Kosovës për Drejtësi, Eranda Zekaj, gjetjet e raportit në fushën e sundimit të ligjit janë shqetësuese. Sipas saj, në Kosova ka drejtësi selektive.
- Advertisement -
‘’Qeveria nuk ka ndërmarr hapa të lartë sa i përket luftimit të korrupsionit…kemi politikë të butë ndëshkimore të profilit të lartë…kemi drejtësi selektive…të gjeturat e raportit do të ndikojnë në rrugën integruese…”
Përveç mosmarrëveshjeve të vazhdueshme në mes Kosovës dhe Serbisë në raport përmendet edhe ndërhyrja politike në ekonomi dhe gjyqësor; furnizim jo i besueshëm me energji; një sektor i madh informal; vështirësi në vendosjen e të drejtave pronësore; sundimi i dobët i ligjit, duke përfshirë mungesën e zbatimit të kontratave./21Media