Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Matthew Miller, në një konferencë për medie ka folur për zgjedhjet e 17 dhjetorit në Serbi duke u përgjigjur në pyetjet për kontestimin e tyre nga OSBE.
“Pretendimet për parregullsi të raportuara si nga OSBE-ja ashtu edhe nga ekipet e tjera të vëzhgimit të zgjedhjeve duhet të hetohen, dhuna e drejtuar ndaj autoriteteve zgjedhore, gazetarëve, vëzhguesve të akredituar, për të cilat kemi parë raporte, është e papranueshme. Ne do të vazhdojmë t’ia bëjmë të qartë Serbisë që të punoj me OSBE-në për të adresuar këto shqetësime që janë ngritur”, ka thënë ai.
Miller ka kërkuar nga Serbia që t’i kthehet dialogut me fqinjët dhe të ulë tensionet si kërkesë për de-përshkallëzim të situatës.
“Unë do të them në lidhje me Qeverinë në Beograd dhe veprimet në rajon. Ne do të vazhdojmë t’i inkurajojmë të ulin tensionet dhe t’i kthehen dialogut të lehtësuar nga BE-ja, pasi që ka të bëjë me fqinjët e tyre”, ka deklaruar ai.
- Advertisement -
Ai theksoi se Serbia gjithashtu akuzohet për ndërhyrje në çështjet e brendshme të Bosnjës dhe Hercegovinës dhe Malit të Zi.