Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë ka zhvilluar takim me delegacionin e Grupit të Evropës Juglindore të Parlamentit të Gjermanisë.
Arbëreshë Kryeziu, kryetare e Komisionit ka shprehur kënaqësinë për vizitën e këtij grupi nga Budenstagu gjerman, duke i njoftuar për procesin nëpër të cilin po kalon Republika e Kosovës.
Kryeziu para tyre ka përmendur sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë nga një grup paraushtarakësh serb të mbështetur nga Serbia.
Ndërkohë, ka falënderuar këtë delegacion për mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë në përpjekjet e Kosovës për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare.
- Advertisement -
Delegacioni i Grupit të Evropës Juglindore të Parlamentit të Gjermanisë ka zhvilluar takim edhe me anëtarët e Komisionit Parlamentar për Integrim Evropian.