Delegacioni më i madh i BE-së, do të vizitojë Kievin që nga fillimi i invazionit rus: 16 komisarë të BE-së, ndër ta presidentja e Komisionit Ursula von der Leyen dhe kryediplomati i BE-së Josep Borrell si dhe presidenti i Këshillit të BE-së Charles Michel, ndërmarrin jo vetëm udhëtimin riskant me tren përmes Ukrainës së tronditur nga lufta, por ata zhvillojnë bisedime në Kiev bashkë me qeverinë ukrainase.
“Ky është qartazi një simbol i fuqishëm”, thotë Marie Dumoulin, drejtore e Programit “Wider Europe” (Europa e zgjeruar) në Think Tank “European Council on Foreign Relations”. Takimet në Kiev synojnë të demonstrojnë: “Ne nuk kemi frikë të vijmë tek ju. Ne jemi të gatshëm ta bëjmë këtë për juve.”