Duke përdorur këtë portal, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Accept
KosPressKosPress
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • Op-Ed
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Aa
KosPressKosPress
Aa
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • Op-Ed
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Search
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Roze
  • OP/ED
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Follow US
  • Advertise
© 2023 KosPress. All Rights Reserved.
KosPress > Blog > Lajme > Çmimi i karburantit në rënie 
Lajme

Çmimi i karburantit në rënie 

Published 01/10/2024
Share
SHARE

Çmimet e karburantit vazhduan të jenë të qëndrueshme të hënën dhe pritet që të vazhdojnë të bien për tretin muaj me radhë, ndërsa të dhënat për nivelin e prodhimit dhe të kërkesës i tejkaluan shqetësimet se sulmet e Izraelit në Liban dhe në Jemen mund të përshkallëzojnë konfliktin në Lindjen e Mesme.

Çmimet kryesore të referencës të parashikuara për nëntorin ranë me 10 cent, pra në 71.88 dollarë për fuçi dhe rënia pritet të vazhdojë edhe për dhjetorin. Nëse vazhdon rënia e parashikuar, kjo pritet të jetë ulja më e madhe e çmimit që nga nëntori 2022.

Të hënën, tregu u përball me mundësinë që Irani, një vend kryesor i prodhimit të karburantit dhe vend anëtar i OPEC-ut (Organizata e Vendeve Eksportuese të Karburantit), mund të tërhiqet në një përfshirje të drejtpërdrejtë në konfliktin që po zgjerohet në Lindjen e Mesme.

Që nga java e kaluar, Izraeli ka shtuar sulmet, duke vrarë udhëheqës të Hezbollahut dhe të Hamasit në Liban, si dhe duke goditur objektiva të huthive në Jemen. Të treja këto organizata mbështeten nga Irani.

- Advertisement -

“Mendojmë se disa prej kompanive në treg nuk do të ndikohen aq shumë nga përshkallëzimi, duke qenë se nuk ka patur një ndërprerje madhore fizike dhe Irani nuk ka treguar ndonjë dëshirë për t’u bërë pjesë e këtij konflikti gati njëvjeçar”, tha Helima Croft, nga firma “RBC Capital Markets”.

Çmimet e karburantit nuk reaguan pas njoftimit nga Pekini javën e kaluar të masave stimuluese financiare. Kina ka ekonominë e dytë më të madhe në botë dhe është ndër vendet kryesore që importojnë karburant.

Kompanitë e tregtimit të karburantit vënë në pikëpyetje nëse masat e Pekinit do të mjaftojnë për të nxitur nivelin e kërkesës, që këtë vit ka qenë më i ulët se ç’pritej.

Të dhënat e së hënës nuk janë inkurajuese për kërkesën që do të ketë në tregun kinez. Aktivitetet prodhuese në Kinë vazhduan të bien për të pestin muaj me radhë dhe sektori i shërbimeve u ngadalësua ndjeshëm në shtator.

Për uljen e çmimit duket se ka ndikuar edhe njoftimi se mund të rifuten në treg eksportet prej gjysmë milionë fuçi nafte të papërpunuar nga Libia, pasi pritet të zgjidhet një mosmarrëveshje me bankën qendrore. U njoftua gjithashtu se Arabia Saudite mund të heqë dorë nga objektivi për të arritur një çmim prej 100 dollarësh për fuçi dhe se organizata OPEC+ do të fillojë nga dhjetori të zbusë uljen vullnetare të sasisë së karburantit që hidhet në treg.

- Advertisement -

Më vonë të hënën, tregjet do të jenë në pritje edhe të një fjalimi të kryetarit të Rezervës Federale amerikane, Jerome Powell, për të marrë ndonjë sinjal në lidhje me ritmin që do të ndiqet për lehtësimin e politikave monetare.

KosPress Portal 01/10/2024
Share this Article
Facebook Twitter Copy Link Print
- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -

Lajmet e fundit

Aksident i rëndë në Komoran – vdes njëri nga shoferët e kamionëve
Lajme 10/05/2025
Vazhdon tentativa e 13-të për formimin e Kuvendit
Lajme 09/05/2025
Gjestit i mbërrijnë urimet – Po Egli, a tha diçka për ditëlindjen e tij?
Roze 08/05/2025
Gjesti feston ditëlindjen – A e dini kush e uroi i pari?
Roze 08/05/2025

Na ndiqni

1k Followers Like
100 Followers Follow
100 Followers Pin
1k Followers Follow
100 Subscribers Subscribe
4.4k Followers Follow

Lexo me shume

Lajme

Aksident i rëndë në Komoran – vdes njëri nga shoferët e kamionëve

10/05/2025
Lajme

Vazhdon tentativa e 13-të për formimin e Kuvendit

09/05/2025
Lajme

Prizren: Vajza 15-vjeçare vritet, babai i dyshuar për sulm ndaj gruas dhe fëmijëve

08/05/2025
Lajme

Eurodeputeti holandez kërkon nga BE: Hiqni masat ndaj Kosovës dhe pranoni aplikimin

08/05/2025

y portal mirëmbahet nga KosPress. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Lidhje të veçuara

  • HOME
  • KONTAKT
  • BLOG
  • PRIVANCY POLICY

Kategoritë kryesore

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Impressum

  • Botues: Kospress
  • Email-i i redaksisë: info@kospress.net
  • Adresa: Prishtinë
  • Tel: +383 (0) 44 141 594
KosPressKosPress
Follow US

© 2023 KosPress. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?