Është mbajtur sot ceremonia e pritjes së ish-presidentit të SHBA-së Bill Clinton, në Tiranë. Kryeministri Edi Rama dhe ish-presidenti Bill Clinton zhvilluan një konferencë të përbashkët në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përballë kryeministrisë.
Në fjalën e tij Rama u shpreh: Nuk ka qenë kurrë më e vështirë për mua se sa të përgatitem të flas duke e ditur se pas meje do ta marrë fjalën një njeri të cilit qysh përpara se të hyja në jetën e përditshme politike ia kam dëgjuar e lexuar fjalimet për shijet e jashtëzakonshme drejt një bote më të mirë. Më pas jo vetëm i ka ridëgjuar ato që ka thënë, por edhe studiuar se si i ka thënë për të mësuar jo vetëm të përmbajtjes, por edhe prej artit të tij të pashembullt të komunikimit. Më lejoni t’ja nis si nxënës. Ne shqiptarët kemi pasur privilegjin ta përjetojmë në lëkurën e kombit tonë forcën rrënqethëse të fjalës të presidentit Clinton kur ai iu drejtua Amerikës.
Gjithashtu Rama theksoi se Clinton mori vendim historik për çlirimin e Kosovës.