Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka thënë se sot në Bruksel, Kosova ecën në një terren krejtësisht të panjohur.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Çitaku ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për qasje të papërgjegjshme dhe aventureske, duke theksuar se si rezultat i kësaj qasjeje, për herë të parë në historinë tonë të re, që nga Rambujeja e tutje, në përballje me Serbinë, Kosova është pala e sanksionuar nga aleatët tanë.
“Sot kryeministri duhet të sillet përgjegjshëm. Kosova është më e rëndësishme se egoja e tij”, ka shkruar Çitaku.