Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka reaguar pasi të mërkurën seanca e Kuvendit dështoi të nisë në kohën e paraparë si pasojë e mungesës së kuorumit.
Ajo kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje për papërgjegjësi.
“Një parti që ka fituar mbi 50% të votave dështon në mënyrë të vazhdueshme të sigurojë shumicën e nevojshme në Kuvend. Papërgjegjësi e skajshme”, ka shkruar Çitaku në Facebook.
Sipas saj puna e parë dhe kryesore e deputetëve është miratimi dhe inicimi i nismave ligjore.
- Advertisement -
“Jo hajt pak. Jo deklarimet jashtë rendit të ditës. Jo show. Është vend pune. Është kontratë me qytetarin”, ka shkruar Çitaku.