Sekretari i Jashtëm i Britanisë së Madhe, David Cameron, gjatë vizitës së tij në Shqipëri, ka deklaruar se Mbretëria e Bashkuar e ka vëmendjen në Ballkanin Perëndimor.
Ai, në një konferencë të përbashkët me kryeministrin shqiptar Edi Rama, ka pohuar se Evropa mund të ketë probleme nëse ka Ballkani.
“Kur Ballkani Perëndimor ia del mbanë atëherë edhe Evropa ia del mbanë. Në rast se ka probleme në Ballkanin Perëndimor atëherë ka probleme edhe në Evropë sepse në fakt është në interesin tonë që të punojnë së bashku në procesin e pajtimit, rritjes ekonomike dhe mirëkuptimit, për mua kjo është një përparësi”, ka thënë Cameron.
Ai e përgëzoi Edi Ramën për punët është duke i bërë për zhvillimin e Shqipërisë. /Klankosova.tv