Duke përdorur këtë portal, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Accept
KosPressKosPress
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • Op-Ed
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Aa
KosPressKosPress
Aa
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • Op-Ed
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Search
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Roze
  • OP/ED
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Follow US
  • Advertise
© 2023 KosPress. All Rights Reserved.
KosPress > Blog > Lajme > Buxheti i vitit 2025 për zhvillim a mbijetesë?
Lajme

Buxheti i vitit 2025 për zhvillim a mbijetesë?

Published 12/11/2024
Share
SHARE

Për njohësit e çështjeve ekonomike në Kosovë, buxheti i propozuar për vitin 2025 është sa për mbijetesë e jo për zhvillim të vendit, siç e trumbeton Qeveria.

Vlera e tij kap 3.6 miliardë euro dhe është për 9 për qind më e lartë se buxheti i këtij viti.

Kuvendi i Kosovës e nxori atë në lexim të parë më 11 nëntor dhe e kaloi me 59 vota për, dy abstenime dhe asnjë kundër.

Gjatë prezantimit, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se projektbuxheti është “historik”.

- Advertisement -

Duke e krahasuar me atë të vitit 2020, ai tha se vlera e tij është rritur për 60%.

Që gati katër vjet, prej se qeveris partia e tij, Lëvizja Vetëvendosje, Kurti tha se rritja mesatare ekonomike ishte 6% dhe në asnjë vit të vetëm nuk kishte rënie nën 4%.

Banka Botërore, ndërkaq, ka parashikuar që rritja ekonomike në Kosovë këtë vit të jetë 3.8 për qind dhe trendi i rritjes të vazhdojë edhe më 2025 në 3.9% dhe një vit më vonë në 4%.

“Me këtë buxhet [për vitin 2025], e kemi prioritet arsimin e shëndetësinë, por edhe infrastrukturën e mbrojtjen”, tha Kurti para deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Por, për ekonomistin Safet Gërxhaliu, Qeveria duhet të ketë më shumë brenga sesa eufori.

- Advertisement -

Sipas tij, indikatorët ekonomikë gjatë këtij viti, përfshirë thellimin e deficitit tregtar, mosrritjen e qëndrueshme ekonomike dhe mosshfrytëzimin e buxhetit aktual, nuk sinjalizojnë se buxheti i vitit të ardhshëm do të jetë në dobi të zhvillimit ekonomik.

“Sot do të isha shumë i lumtur nëse do të dëgjoja se në Kosovë kanë ardhur katër kompani të huaja, të cilat kanë investuar dhe kanë krijuar nga dhjetë vende pune. Në ekonomi flitet me kalkulime dhe jo me emocione dhe politikë”, thotë Gërxhaliu, i cili më herët ka shërbyer si kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës.

Duke folur për Radion Evropa e Lirë, ai shton se zyrtarët e Qeverisë po “i shtrembërojnë të dhënat”, për shkak të zgjedhjeve parlamentare që do të mbahen më 9 shkurt.

- Advertisement -

Për më tepër, shton ai, projektbuxheti i vitit 2025 nuk parasheh ndihmë për sektorin privat, nga i cili mbushet buxheti i shtetit.

“Është varrosur dialogu dhe partneriteti publiko-privat. Sektori privat nuk është përfshirë në projeksione dhe në prezantime të projekteve… Sektori privat është futur në borxhe në bankat komerciale”, thotë Gërxhaliu.

Megjithatë, Kurti, gjatë fjalimit në Kuvend, përmendi rritjen e pagës minimale, si dhe planin për rritjen e pagave të punëtorëve në sektorin publik, që parashihet në buxhetin e vitit te ardhshëm.

“Sa më shumë para në llogarinë e familjes, aq më shumë aktivitet ekonomik për bizneset”, sipas tij.

Profesori i Ekonomisë në Universitetin e Prishtinës, Mejdi Bektashi, thotë se buxheti për vitin 2025 ka rritje, por, prapëseprapë, mbetet më i ulëti në rajon.

“Në Kosovë, nëse e krahasojmë vlerën e buxhetit me numrin e banorëve nga regjistrimi i fundit i popullsisë, rezulton se për një banor buxheti siguron rreth 2.300 euro. Në Shqipëri, me buxhetin e vitit 2025 sigurohen rreth 3.400 euro. Shtetet [e tjera] të rajonit kanë vlera edhe më të larta. Pra, nuk ka nevojë për mburrje”, thotë Bektashi.

Sipas tij, as shpërndarja e mjeteve për kategoritë buxhetore, nuk ka elemente zhvillimore, por përkrahen skemat sociale dhe kategoritë për paga dhe mëditje.

“Kjo shpërndarje, ku kemi më shumë ndarje për sektorin e mbrojtjes sesa që kemi për arsim, shëndetësi dhe bujqësi, nuk mund të ofrojë mirëqenie, por as nuk premton se do të ketë ndonjë përshpejtim të zhvillimit ekonomik”, shton Bektashi.

Përfaqësuesit e partive opozitare në Kuvend i pritën po ashtu me kritika deklaratat e Kurtit.

“Ne nuk do ta votojmë këtë projektbuxhet”, tha Mërgim Lushtaku, deputet i Partisë Demokratike të Kosovës.

Sipas tij, ai nuk garanton zhvillim ekonomik dhe mirëqenie sociale për qytetarët.

“Ky buxhet dhe planifikim i keq nuk do të zgjasin shumë, vetëm edhe disa muaj, sepse pas 9 shkurtit do të vijë një qeveri e re”, tha Lushtaku.

Avdullah Hoti nga Lidhja Demokratike e Kosovës e cilësoi si “abuzues” projektbuxhetin për vitin 2025, pasi, siç tha, nuk i sqaron shpenzimet për kategori të caktuara buxhetore.

Sipas tij, të gjitha çmimet e produkteve dhe të shërbimeve në vend janë rritur dhe projektbuxheti duhet t’i adresojë ato.

“… por, e mira është se ky buxhet është transitor. Qeveria e ardhshme do ta ketë prioritet ndryshimin e këtij buxheti”, tha Hoti, duke iu referuar po ashtu periudhës pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Besnik Tahiri nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e kritikoi Qeverinë e Kurtit për, siç tha, mosrealizim të projekteve kapitale.

“Qeveria, për katër vjet, ka pasur 12 miliardë euro buxhet. Në këta katër vjet, me këto 12 miliardë euro, a ka ndonjë projekt që është nisur dhe ka përfunduar, përveç urës së Saradranit?”, pyeti ai.

Në fund të vitit të kaluar, ministri i Financave, Punës dhe Transfereve i Kosovës, Hekuran Murati, ka bërë të ditur se nga 820 milionë eurot e ndara për projekte kapitale në vend vitin e kaluar, janë shpenzuar 560 milionë, por nuk ka treguar se përse nuk janë shpenzuar të gjitha mjetet.

Raportet tregojnë se investimet e huaja direkte në Kosovë në vitin 2023 kanë kapur vlerën prej 816 milionë eurosh, apo 84 milionë më shumë sesa në vitin paraprak.

Shqyrtimi i sotëm ishte i pari në Kuvendin e Kosovës.

Projektbuxheti duhet të dalë edhe në shqyrtim të dytë, ndërsa në raste të caktuara del edhe në të tretin.

KosPress Portal 12/11/2024
Share this Article
Facebook Twitter Copy Link Print
- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -

Lajmet e fundit

Vazhdon tentativa e 13-të për formimin e Kuvendit
Lajme 09/05/2025
Gjestit i mbërrijnë urimet – Po Egli, a tha diçka për ditëlindjen e tij?
Roze 08/05/2025
Gjesti feston ditëlindjen – A e dini kush e uroi i pari?
Roze 08/05/2025
Prizren: Vajza 15-vjeçare vritet, babai i dyshuar për sulm ndaj gruas dhe fëmijëve
Lajme 08/05/2025

Na ndiqni

1k Followers Like
100 Followers Follow
100 Followers Pin
1k Followers Follow
100 Subscribers Subscribe
4.4k Followers Follow

Lexo me shume

Lajme

Vazhdon tentativa e 13-të për formimin e Kuvendit

09/05/2025
Lajme

Prizren: Vajza 15-vjeçare vritet, babai i dyshuar për sulm ndaj gruas dhe fëmijëve

08/05/2025
Lajme

Eurodeputeti holandez kërkon nga BE: Hiqni masat ndaj Kosovës dhe pranoni aplikimin

08/05/2025
Lajme

Mitrovica e Veriut: Kapen armë dhe uniforma, Svelça fajëson Serbinë për përfshirje

08/05/2025

y portal mirëmbahet nga KosPress. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Lidhje të veçuara

  • HOME
  • KONTAKT
  • BLOG
  • PRIVANCY POLICY

Kategoritë kryesore

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Impressum

  • Botues: Kospress
  • Email-i i redaksisë: info@kospress.net
  • Adresa: Prishtinë
  • Tel: +383 (0) 44 141 594
KosPressKosPress
Follow US

© 2023 KosPress. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?