Një rast i rëndë i dhunës në familje ka tronditur qytetin e Gjakovës pas mesnatës.
Një burrë nën ndikimin e substancave narkotike ka kërcënuar bashkëshorten e tij me sëpatë, duke shkaktuar frikë të madhe te viktima.
Policia ka ndërhyrë menjëherë dhe ka arrestuar të dyshuarin më iniciale L.N., rreth 54 vjeç, i cili tani ndodhet në mbajtje për veprën e dyshuar.