Kryetari i Podujevës Shpejtim Bulliqi përmes një shkrimi në Facebook tha se “Kisha nderin dhe kënaqësinë e veçantë ta pres në zyrën time Ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, z. Qemajl Minxhozi, me të cilin kemi biseduar për shumë çështje, në veçanti folëm për mundësinë e bashkëpunimit mes Podujevës dhe bashkive të Shqipërisë, në përafrimin dhe bashkëpunimin në fushën e arsimit, kulturës, sportit, ekonomisë dhe bujqësisë.
Kemi mundësi e potencial të jashtëzakonshëm të bashkëpunimit në shumë sfera, neve na mbetet që vullnetin tonë ta konkretizojmë me bashkëpunime konkrete në dobi të qytetarëve të dy anëve.
Pas takimit me Ambasadorin Minxhozi e bëmë një shëtitje përgjatë bulevardit të qytetit, ku edhe e njoftova më tepër për qytetin dhe komunën e Podujevës.