Situata në veri të Kosovës ka qenë temë bisede mes Sheft të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell dhe sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.
Siç ka njoftuar Borell përmes një postimi në rrjetin social Twitter ata janë pajtuar që duhet punuar për sigurimin e një mjedisi të sigurt.
“Fola me Jens Stoltenberg për situatën në veri të Kosovës. Ne pajtohemi që Prishtina duhet të de-përshkallëzojë dhe të mos ndërmarrë hapa të njëanshëm, destabilizues. Vlerësoni koordinimin e mirë të vazhdueshëm ndërmjet EULEX’it, NATO’s dhe KFOR’it në sigurimin e një mjedisi të sigurt”, ka shkruar Borell.