Propozimi është në tryezë. I thërras të dy udhëheqësit (të Kosovës dhe Serbisë) të vijnë në Bruksel, së shpejti, për disa javë, që përfundimisht ta çojmë përpara këtë propozim”, tha zoti Borrell.
Në fund të takimit dy ditësh, udhëheqësit e vendeve të BE-së pritet të miratojnë përfundime rreth procesit të bisedimeve Kosovë – Serbi dhe propozimit evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre.
Muajin e kaluar, të dërguarit e Shteteve të Bashkuara, Bashkimit Evropian, Gjermanisë, Francës dhe Italisë u takuan me udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë për t’i bindur që të nënshkruajnë një marrëveshje mbi atë propozim, që nuk përfshin njohjen e ndërsjellë, por përkushtimin e palëve për të mos penguar njëra tjetrën në proceset integruese.
Diplomatët thanë se palët duhet të deklarojnë deri në mars nëse pranojnë propozimin e tyre për të normalizuar marrëdhëniet ose do të përballen me pasoja.