Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell pa takimit të djeshëm të kryenegociatorëvee të Kosovës dhe Serbisë tha marrëveshja që ata arritën për tekstin e deklaratës për personat e pagjetur në takimin e djeshëm të kryenegociatorëve është hapi i parë
“ Ne do ta miratojmë atë në nivel liderësh në takimin e ardhshëm të nivelit të lartë që do të mbledh.”, tha Borrell.
Ai po ashtu shtoi se Bashkimi Evropian pret që dy vendet të respektojnë detyrimet e marrëveshjes së Ohrit.
“Serbia dhe Kosova u zotuan për Marrëveshjen për rrugën drejt normalizimit dhe aneksin e saj. BE pret që të dyja të respektojnë të gjitha detyrimet prej saj dhe të fillojnë zbatimin sa më shpejt. Palët duhet të shmangin çdo përshkallëzim. Përkthimi i angazhimeve të tyre në rrugët e tyre evropiane është në vazhdim”, shkroi Borrell.
- Advertisement -
Takimi trilateral mes zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimit, përfaqësuesit të Posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçakut, dhe shefit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, u mbajt të martën, 4 prill, në Bruksel.
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, se në takimin e sotëm në Bruksel në nivel të kryenegociatorëve në kuadër të dialogut Kosovë – Serbi ka pasur një dakordim fillestar që takimi i radhës mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë.