Reshjet e dendura të borës kanë penguar jetën e përditshme në shumë pjesë të Indisë veriore.
Në Kashmirin e administruar nga India, një mbulesë e trashë dëbore mbuloi pjesën më të madhe të rajonit, duke ndërprerë furnizimin me energji elektrike dhe duke shkaktuar vonesa në udhëtimet rrugore, hekurudhore dhe ajrore.
Autoritetet lokale kanë lëshuar paralajmërime për ortekë në ketë rajon.
Liqeni i famshëm Dal në qytetin kryesor të Srinagar ka qenë pjesërisht i ngrirë nga bora që mbulon shikarat e famshme ose varkat e shtëpisë.