Përveç veturave të EULEX-it, në urën mbi lumin Ibër në Mitrovicë u vendosën dhe veturat e blinduara të KFOR-it.
Aty kanë vazhduar edhe sot punimet, përkatësisht në pjesën mbi urë dhe pjesët rrethuese të saj.
Ndryshe, zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka publikuar të martën raportin e vlerësimit të Urës së Ibrit, mbi kapacitetet mbajtëse të strukturës së saj, në të cilin raport u tha se ajo është stabile, e qëndrueshme dhe funksionale.
Konkluzionet preliminare të raportit tregojnë se gjatë testimit, te struktura e urës me ngarkesë testuese është vlerësuar se struktura e urës ka reaguar si një strukturë elastike me ulje-deformime të kufizuara dhe të qëndrueshme si dhe pa plasaritje, tra.
- Advertisement -
“Pas shkarkimit të strukturës së urës nga ngarkesat testuese, të gjitha ulje-deformimet kanë qenë kthyese, ku ulje-deformime të pakthyeshme pothuajse nuk ka pasur ose kanë qenë të papërfillshme”.