Shefi i ekipit negociator të Kosovës Besnik Bislimi, në një intervistë për Euronews në gjuhën serbe ka folur për propozimin franko-gjerman përmes të cilit po synohet arritja e një marrëveshjeje Kosovë-Serbi.
Bislimi ka thënë se nëse bëhet një fokus në elementet “de jure”, atëherë i bie që propozimi frank-gjerman mbështet pozicionin e Serbisë se aktualisht s’ka kushtet për arritjen e njohjes reciproke.
“E përsëris, nuk duhet t’i zbulojmë elementet e dokumenteve, por nëse fokusohemi në elementet “de jure”, atëherë mund të themi se dokumenti mbështet qëndrimin e Serbisë se aktualisht nuk ka kushte për njohje reciproke”.