Duke përdorur këtë portal, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Accept
KosPressKosPress
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • Op-Ed
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Aa
KosPressKosPress
Aa
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • Op-Ed
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Search
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Roze
  • OP/ED
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Follow US
  • Advertise
© 2023 KosPress. All Rights Reserved.
KosPress > Blog > Lajme > Biden siguron aleatët për mbështetje në Ukrainë, ndërsa lufta po hyn në një fazë komplekse
Lajme

Biden siguron aleatët për mbështetje në Ukrainë, ndërsa lufta po hyn në një fazë komplekse

Published 21/02/2023
Share
SHARE

Presidenti Joe Biden po konsultohet të martën në Poloni me aleatët e krahut lindor të NATO-s, ndërsa agresioni rus i Ukrainës po shkon drejt një faze edhe më të ndërlikuar.

Pasi bëri një vizitë të paparalajmëruar në Kiev, zoti Biden shkoi në Varshavë të hënën me synimin për të forcuar unitetin perëndimor ndërsa si Ukraina edhe Rusia bëhen gati për ofensiva të reja në pranverë. Lufta më e madhe në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore – ka shkaktuar deri tani vdekjen e mijëra personave, ka shkatërruar sistemin e infrastrukturës së Ukrainës dhe ka dëmtuar ekonominë globale.

“Mendova se ishte kritike që të mos kishte asnjë dyshim, asnjë lloj dyshimi, për mbështetjen e SHBA-së për Ukrainën në luftë,” tha zoti Biden në krah të presidentit ukrainas Volodomyr Zelenskyy në Kiev përpara se të nisej për në Poloni.

Presidenti Biden u prit të martën nga presidenti polak Andrzej Duda në Pallatin Presidencial dhe do të mbajë një fjalim para Kështjellës Mbretërore të Varshavës, ku pritet ta vërë theksin tek angazhimi i vendit të Evropës Qendrore dhe aleatëve të tjerë ndaj Ukrainës gjatë vitit të kaluar. Të mërkurën, ai do të konsultohet me zotin Duda dhe udhëheqës të tjerë të grupit të Bukureshtit, që përbëhet nga nëntë aleatët e krahut më lindor të NATO-s.

- Advertisement -

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan tha se në fjalimin në Kështjellën Mbretërore, presidenti demokrat do të theksojë se hapat që do të ndërmarrin vendet demokratike në vitet e ardhshme do të kenë ndikim për një kohë të gjatë.

Ndërsa presidenti Biden po e përdor udhëtimin e tij në Evropë si një moment konfirmimi mbështetjeje për Ukrainën dhe aleatët, Shtëpia e Bardhë ka theksuar se nuk duket të ketë një përfundim të qartë të luftës në të ardhmen e afërt dhe se situata në terren po bëhet gjithnjë e më komplekse.

KosPress Portal 21/02/2023
Share this Article
Facebook Twitter Copy Link Print
- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -

Lajmet e fundit

Aksident i rëndë në Komoran – vdes njëri nga shoferët e kamionëve
Lajme 10/05/2025
Vazhdon tentativa e 13-të për formimin e Kuvendit
Lajme 09/05/2025
Gjestit i mbërrijnë urimet – Po Egli, a tha diçka për ditëlindjen e tij?
Roze 08/05/2025
Gjesti feston ditëlindjen – A e dini kush e uroi i pari?
Roze 08/05/2025

Na ndiqni

1k Followers Like
100 Followers Follow
100 Followers Pin
1k Followers Follow
100 Subscribers Subscribe
4.4k Followers Follow

Lexo me shume

Lajme

Aksident i rëndë në Komoran – vdes njëri nga shoferët e kamionëve

10/05/2025
Lajme

Vazhdon tentativa e 13-të për formimin e Kuvendit

09/05/2025
Lajme

Prizren: Vajza 15-vjeçare vritet, babai i dyshuar për sulm ndaj gruas dhe fëmijëve

08/05/2025
Lajme

Eurodeputeti holandez kërkon nga BE: Hiqni masat ndaj Kosovës dhe pranoni aplikimin

08/05/2025

y portal mirëmbahet nga KosPress. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Lidhje të veçuara

  • HOME
  • KONTAKT
  • BLOG
  • PRIVANCY POLICY

Kategoritë kryesore

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Impressum

  • Botues: Kospress
  • Email-i i redaksisë: info@kospress.net
  • Adresa: Prishtinë
  • Tel: +383 (0) 44 141 594
KosPressKosPress
Follow US

© 2023 KosPress. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?